Gjermani-Paraguai 1-1(Shënues: Haverc 54′ / Enciso 42′) Penalltitë: 3-4
Botërori 2026, jep surprizën e parë, teksa një nga emrat e mëdhenjë të futbollit botëror e mbyll në fazën e 1/16. Në duelin e mesnatës të luajtur përballë kombëtares së Paraguait, u ndëshkuan në pjesën e parë falë golit të shënuar nga Enciso në minutën e 42. Gol ky që mbyll pjesën e parë me avantazhin paraguajin. 0-1.
Nëntë minuta nga nisja e pjesës së dytë, është Haverc që barazon shifrat në 1-1 duke rihapur takimin.
Gjermania e kërkon më shumë golin e avantazhit për të kaluar në turin tjetër, por edhe pse rastet nuk munguan, 90-të minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim 1 me 1.
Për të përcaktuar ekipin që kalon më tej, luhen shtesat 2×30 minuta, ku në të parë, tre minuta nga mbyllja, gjermanët shënojnë golin e avantazhit me anë të Tah, por pas verifikimit nga sistemi VAR, ai anulohet për faul ndaj portjerit të Paraguait, I cili pengohet në zonë para se të godasë me kokë Tah.
Pas 120 minutave të mbyllura në barazim 1-1 vjen moment dramatil, ai i gjuajtjes së penalltive.
Dhe, gjermanët e nisin keq duke humbur penalltinë e parë Haverc, të cilën e grushton portjeri paraguajan Zhil.
Më pas vijnë realizmet nga të dy krahët me auutor Galarza , Musiala, Gustavo Gomez, Kimish, Maurisio , për të ardhur tek gabimi tjetër i gjermanëve, pasi gjuajtjen e Voltemade e pret për të dytën herë portjeri Zhil duke u cilësuar edhe si “heroi i ndeshjes”.
Sanabria ka rastin ta mbyllë duke fiksuar kualifikimin, por gjuan jashtë duke rihapur shpresat e gjermanënë, të cilët me pritjen e penalltisë së pestë nga portjeri Nojer, ndërkohë që më përpara kishte shënuar Amiri për torezultati barazohet në 3-3.
Penalltia e radhës shpërdorohet nga Tah, dhe me saktësinë e Kanale, Paraguai del fitues në gjuajtjen e penalltive me rezultatin 3-4 duke u kualifikuar në turin tjetër të fazës 1/8, aty ku do të ketë përballë fituesin e çiftit Francë-Suedi.
Fatos LAMAJ


