Meksikë-Ekuador 2-0(Shënues: Kuinones 22’, Himenez 31’)
Meksika ka siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës pasi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Ekuadorit në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.
Skuadra meksikane zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të me Kuinones i cili finalizoi me qetësi një aksion të ndërtuar bukur.
Vetëm nëntë minuta më vonë Himenez dyfishoi shifrat duke i dhënë Meksikës një epërsi të sigurt që në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë Meksika administroi me zgjuarsi rezultatin duke mos i lënë hapësira Ekuadorit për të reaguar.
Përfundimisht sfida u mbyll me fitoren 2-0 të meksikanëve të cilët vazhdojnë rrugëtimin në turne me meritë dhe besim të plotë.
Falë këtij suksesi Meksika siguron një vend mes skuadrave më të mira të botërorit ndërsa aventura e Ekuadorit përfundon në fazën 1/16.
Fatos LAMAJ


