Kombëtarja e basketit për femra U-16 ka mbyllur fazën përgatitore të zhvilluar për rreth dy javë në qytetin e Shkodrës në kuadrin e përgatitjeve për eleminatoret europiane që zhvillohen në Maltë.
Helena Byberi, është njëra nga basketbollistet titullare të skuadrës kuqezi, e cila në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, vlerëson periudhën e grumbullimit në Shkodër duke u shprehur optimiste për një rezultat pozitiv në Maltë.
E veçanta e Helena Byberit është sepse ajo nuk ka më tepër se 13 vite mbi supe, por kjo nuk e ka penguar që të jetë titullare edhe me ekipin e Tiranës në kampionatin shqiptar, ndërkohë që stafi teknik i kombëtares i ka besuar shiritin e kapitenes së skuadrës.
(Video) Prononcimin e plotë të kampitenes 13-vjeçare Helena Byberi si dhe pamje nga seanca stërvitore e kombëtares U16 në basket femra, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


