Probleme te Vllaznia! Dy ditë para ndeshjes me Malisheven, UEFA i federon kuqebluve vetëm 15 lojtarë, mes të cilëve edhe Kallaku me Pohls që konsiderohen të larguar dhe Tafili i penalizuar me kartonë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Nuk ka qetësi në kampin kuqeblu. Dy ditë para ndeshjes Vllaznia-Malisheve e vlefshme për turin e parë të Conferencë League, institucioni i UEFA-s i ka bllokuar merkaton duke lënë jashtë federimit emra titullarësh të zyrtarizuar më herët, të cilët tekniku Martini i ka projektuar për t’i hedhur në fushë.

Siç raporton gazetari i Panorama Sport, Ermal Kuka, në listën e federimit për ndeshjen e parë ndaj Malisheves janë vetem 15 lojtarë, mes të cilëve figurojnë edhe Sherif Kallaku dhe portjeri Leon Pohls.

Që do të thotë, me këto të fundit, dyshen Kallaku-Pohls, të cilët janë në tratativat e fundit për shkëputjen e marrëdhënieve me Vllazninë, Kallaku për t’iu bashkuar Teutës dhe Pohs jashtë Shqipërisëe, teknikut Martini i mbeten në dispozicion vetëm 13 lojtarë, 11-të në fushë dhe 2 në stol.

Por, problematika thellohet edhe më tej, kur, edhe pse është në listë, Ensar Tafili, është i penalizuar të mos luajë në këtë ndeshje të parë, falë një kartoni të marrë sezonin e kaluar ndaj Vikingurit.

Situata duket shumë problematike, por megjithatë, burimet pranë KF Vllaznia bëjnë të ditur se kanë nisur kontatket për zgjidhjen e këtij problemi, i cili  deri mesditen e nesërme pritet të merret një përgjigje zyrtare, që në kampin shkodran janë optimist se do të jetë pozitiv.

Njihuni me listën e federimit të Vllazninë në UEFA për ndeshjen e parë ndaj Malisheves:

PORTIERË
Leon Pohls, Aron Jukaj, Rezart Bunjaj

MBROJTËS
Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Jasmin Çelikoviç,

MESFUSHORË
Kristian Dros, Sherif Kallaku, Edon Murataj, Herald Marku, Klinti Qato, Ensar Tafili

SULMUES
Bekim Balaj, Aris Ara, Geralb Kubazi

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img