Astana-Dinamo 1-4(shënues:Islamkhan 35’/Dita 50’(pen), Berisha 62’, Vila 93’,Koma 120+4’)
Dinamo ka realizuar një përmbysje spektakolare në Kazakistan duke mposhtur Astanën me rezultatin 4-1 pas kohës shtesë dhe duke siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Konference Lige.
Sfida nisi me vështirësi për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja pasi ishte Astana që kaloi në avantazh në minutën e 35-të me Islamkhan ndërsa pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit rezultat që e vendoste Dinamon në një pozitë të vështirë pas humbjes së ndeshjes së parë.
Në pjesën e dytë blutë reaguan me karakter dhe ishte Dita që barazoi shifrat në minutën e 50-të nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa Berisha realizoi golin e dytë në minutën e 62-të duke rikthyer plotësisht shpresat për kualifikim.
Me rezultatin e përgjithshëm në ekuilibër ndeshja shkoi në kohën shtesë dhe pikërisht aty Dinamo tregoi forcën e saj duke gjetur golin e tretë me Vilën në minutën e 93-të dhe më pas golin që vulosi kualifikimin me sulmuesin Koma në minutën e 120+4.
Triumfi 4-1 pas shtesave i dha Dinamos një kualifikim të merituar dhe një nga fitoret më të rëndësishme të viteve të fundit në arenën europiane duke eliminuar një kundërshtar me përvojë si Astana.
Në raundin e dytë të UEFA Conference Lige Dinamo do të përballet me humbësen e çiftit Alumini-Sherif Tiraspol të cilët po ndeshen në raundin e parë të UEFA Europa Lige.
Pas një paraqitje plot karakter dhe besim kryeqytetasit do ta vijojnë aventurën europiane me synimin për të shkuar sa më larg në kompeticion.
Fatos LAMAJ


