FIFA ka vendosur t’ia besojë arbitrit slloven Slavko Vincic drejtimin e finales së madhe të Kupës së Botës 2026 ku do të përballen Spanja dhe Argjentina në sfidën që do të përcaktoj kampionen e re të botës.

Sipas informacioneve ekskluzive Vincic do të jetë arbitri kryesor i takimit teksa në vijën anësore do të asistohet nga bashkëkombësit Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Adham Makhadmeh nga Jordania.
Përzgjedhja e arbitrit slloven nuk është rastësore sepse Vincic konsiderohet një nga arbitrat më të vlerësuar në futbollin ndërkombëtar falë përvojës së tij në ndeshje të nivelit më të lartë dhe aftësisë për të menaxhuar përballje me presion të jashtëzakonshëm.
Pikërisht për këtë arsye FIFA i ka besuar atij drejtimin e ndeshjes më të rëndësishme të turneut.
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli me dy kombëtare që kanë zhvilluar një Kampionat Botëror të shkëlqyer dhe synojnë të ngjiten në majën e futbollit botëror.
Në një sfidë ku çdo detaj mund të bëjë diferencën edhe ekipi i arbitrimit do të ketë një rol të rëndësishëm në garantimin e një ndeshjeje sa më korrekte.
Tashmë gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 ku vëmendja e gjithë botës do të jetë e përqendruar te dueli mes Spanjës dhe Argjentinës ndërsa Slavko Vincic dhe ekipi i tij do të kenë përgjegjësinë për të ndarë drejtësinë në sfidën që do të kurorëzojë kampionen e re të botës.
Fatos LAMAJ


