Jeton prej më shumë se 20 vite në Shtetet e Bashkuara rë Amerikës, dhe ditëlindjen e 64-t, ish kampioni i mundjes shkodrane, Kolec Lisi zgjodhi ta festojë në Shqipëri mes shokëve, miqve dhe kolegëve të tapetit të mundjes.
Si gjithmonë, është Shoqata Kombëtare e veteranëve të mundjes me kryetar Enklajd Malo dhe sekretar të përgjithshëm, e cila në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Mundjes e ka kthyer në traditë organizimin e eventeve sportive duke risjellë në vemendje kontributin që brezat e ndryshëm të këtij sporti kanë dhënë gjatë karrieres së tyre sportive.
Dhe, për takimin e r
adhës, u zgjodh pika turistike e Shirokës, aty ku ajka e mundjes shqiptare, me kampionë të brezave të bdryshëm, nga Shkodra, Tirana, Kukësi, Peshkopia, Lezha, Elbasani, Vlora, Fieri, Korça e më gjërë festuan së bashku ditëlindjen e 64-tërt të ish kampionit të Vllaznisë Kolec Lici.
Të pranishëm në këtë takim festiv ishin edhe drejtues të shoqatës së veteranëve të mundjes, FSHM, si dhe nga qeverisja vendore me kryetarin e Këshillit Bashkiak Shkodër, Oltion Luli, më herët një ish kampion dhe rekordmen i atletikës shqiptare.
Një drekë festive e shoqërua me muzikë dhe valle popullore, duke patur në program edhe nderimin e protagonistit të këtij takimi, ish kampionit të Vllaznisë, Kolec Lisi, por edhe të disa figurave të tjera të mundjes shqiptare, si dhe të gazetarëve sportiv që kanë kontribuar në pasqyrimin e sportit të mundjes.
Titulli “Nderi i Mundjes Shqiptare”:
Kolec Lisi, Luigj Zefi, Adnan Harabeli, Amarildo Boriçi, Bajram Agovi, Paulin Merla, Agim Neza, Nazmi Pepa, Besnik Rama, Pashko Skoda, Faslli Zylja (pas vdekjes), Ismail Çela dhe Luigj Mrina.
Çertifikatë “Mirënjohje”(Mundje e Lirë):
Klaudio Daka, Donat Shkoza, Mynyr Avdia, Tonin Preçi, Lulzim Beqiri, Tonin Mhilli, Nikolin Gjoka, Lutfi Dibra, Mati Kacuri dhe Mhill Sogja.
Çertifikatë “Mirënjohje”(Mundje Klasike):
Mustafa Rama, Kadri Dani, Shaban Dani, Faslli Zylja (pas vdekjes),
Mark Pjetri, Frederik Totaj, Ardian Dibra, Rezart Guri, Xhorxhi Lupo, Kastriot Bitani, Adnan Guri, Agim Pema, Arben Sula, Gazmend Drini dhe Fatmir Drini.
Çertifikatë “Mirënjohje të Veçantë”: Gaspër Marku(Gazetar sportiv), Gjergj Kola(Gazetar sportive).
(Video) Pamje nga takimi festiv i veteranëve të mundjes organizuar në Shirokë të Shkodrës, si dhe sinkronet sekretarit të përgjithshëm të shoqatës kombëtares të mundjes, Xhelil Cibaku, kreut të Këshillit Bashkiak Shkodër, Oltion Luli, veteranëve të mundjes Eljaz Guri, Tonin Dema, etj, mund t’I ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


