Mesazhi motivues i Messit para finales Argjentinë-Spanjë: Çfarëdo që të ndodhë në finale, ky grup ka shkruar tashmë një histori që nuk do ta harrojmë kurrë dhe që askush nuk mund ta fshijë”!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në vigjilje të ndeshjes së madhe mes Spanjës dhe Argjentinës, numri dhjetë i formacionit amerikano-latin ka preferuar që të postojë një mesazh në rrjetet e tij sociale.

Në këtë mesazh Messi kërkon që të motivojë shokët e tij të skuadrës që të vazhdojnë të japin maksimumin edhe në aktin e fundit të këtij Botërori, por njëkohësisht duket se ky duel do gtë jetë i fundit me kombëtaren tre herë kampione të botës.

“Pjesa më e mirë e të gjitha këtyre viteve nuk ishin vetëm titujt, por i gjithë udhëtimi. Ndarja e çdo dite me këtë grup, garimi së bashku, rikthimi në kohë të vështira dhe shijimi i çdo hapi.

Faleminderit secilit prej shokëve të ekipit tim, stafit të trajnerëve dhe të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për ta mbajtur këtë ekip një familje.

Çfarëdo që të ndodhë në finale, ky grup ka shkruar tashmë një histori që nuk do ta harrojmë kurrë dhe që askush nuk mund ta fshijë”, shkroi Messi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img