Vllaznia, miqësore të shtunën në Ulqin. Kuqeblutë përgatiten për Superioren, pritet edhe një minifazë jashtë vendit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pesë ditë pushim ka pasur Vllaznia në dispozicion, duke nisur që nga pasndeshja me Malishen e luajtur me 15 korrik në Prishtinë dhe deri të martën e 21 korrikut ku skuadra e drejtuar nga tekniku Edi Martini është rikthyer në fushën stërvitore.

Duke lënë pas eleminimin zhgënjyes në turin e parë të UEFA Conferencë League, kanë nisur kështu përgatitjet për sezonin e ri të Abissnet Superiore 2026-2027.

Përgatitje që këto që po zhvillohen mes fushës stërvitore Hasaj të Golemit si dhe stadiumit “Loro Boriçi”, ndërkohë që drejtuesit po mendojnë edhe për një minifazë përgatitore jashtë vendit, e dyta kjo pas asaj që u zhvillua në Slloveni për Kupat e Europës. Deri një muaj më pas, kur më 22 gusht starton zyrtarisht kampionati i Superiores, ku sipas kalendarit Vllaznia pret në stadiumin “Loro Boriçi” për javën e parë Skënderbeun e Korçës, janë planifikuar edhe disa ndeshje miqësore.

E para në fazën përgatitore të kampionatit është ajo që do të luhet në transfertë me Futboll Klub Otrant Olimpik i Ulqinit.

Burime nga klubi kuqeblu, por të konfirmuara zyrtarisht edhe nga klubi ulqinak bëjnë të ditur se miqësorja FK Otrant Olimpik-Vllaznia do të luhet  pasditen e së shtunës së 25 korrik, në stadiumin Olimpik të Ulqinit prej orës 18:00.

Një miqësore kjo që për klubin ulqinak zhvillohet një ditë parë një tjetër miqësore të planifikuar për tu luajtur me Besëlidhjen e Lezhës së kategorisë së parë, në stadiumin “Brian Filipi të së dielës prej orës 18:00. Për skuadrën kuqeblu, miqësorja e planifikuar të shtunën në Ulqin është një mundësi e mirë që tekniku Edi Martini të testojë jo vetëm futbollistët që ka të zyrtarizuar, të cilët një pjesë e të cilëve nuk patën mundësi të aktivizohen në dy përballjet europiane ndaj Malisheves, por edhe disa të tjerë që kanë ardhur për provë te Vllaznia.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img