Futbolli librazhdas në zi! *Lamtumirë Besnik Çota!*

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sot Librazhdi mban zi,

një zë i dashur u shua,

një emër i madh në futboll,

nga zemrat tona u largua.

 

Me fanellën e Sopotit,

luajte me shpirt e krenari,

ishe kapiten në fushë,

ishe shembull për çdo brez të ri.

 

Me djersë mund dhe përkushtim,

e shkrove historinë,

çdo tifoz do ta kujtojë,

skuadrën dhe lojën me plotë dashuri.

 

Edhe pas viteve si lojtar,

nuk u ndave nga kjo dashuri,

si trajner vazhdove rrugën,

me zemër plot për futbollin e ri.

 

Një betejë të gjatë luftove,

me forcë e durim në jetë,

por sot qielli të thërret,

dhe dhimbja mbetet në këtë qytet.

 

Do të mbetesh gjithmonë,

një emër me nder e lavdi,

Besnik Çota i Sopotit,

legjendë e futbollit librazhdas në përjetësi.

 

Familjes i shkojmë pranë,

në këtë ditë të rëndë trishtimi,

sepse njerëzit që lënë gjurmë,

nuk harrohen kurrë nga kujtimi.

 

U prehsh në paqe Besnik Çota,

emri yt do të jetojë,

në zemrat e atyre që futbollin,

dhe Sopotin do ta duan gjithmonë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img