Natë historike për Egnatian! Rrogozhinasit mposhtin 5-1 Shamrok Rovers dhe sigurojnë kualifikimin në fazën e grupeve të Uefa Konference Lige

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia ka bërë një tjetër paraqitje spektakolare në arenën europiane duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Shamrok Rovers dhe duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e grupeve të Uefa Konference Lige.

Kampionët shqiptarë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur golin që në minutën e 4-të me sulmuesin Adjesa i cili ndezi menjëherë festën në Rrogozhinë.

Vetëm pak minuta më vonë në minutën e 11-të ishte Albanese që dyfishoi avantazhin e Egnatias.

Rrogozhinasit vazhduan të kontrollonin lojën dhe në minutën e 20-të Gruda realizoi edhe golin e tretë duke e çuar Egnatian në një avantazh të jashtëzakonshëm.

Para përfundimit të pjesës së parë Adjesa gjeti sërish rrjetën në minutën e 38-të duke kompletuar dopietën personale dhe duke e çuar rezultatin në 4-0.

Edhe në pjesën e dytë Egnatia nuk hoqi dorë nga sulmet dhe në minutën e 58-të Albanese shënoi përsëri duke realizuar dopietën e tij dhe duke vulosur rezultatin në 5-1.

Shamrok Rovers arriti të shënojë golin e nderit me futbollistin Berk por që nuk mundi të ndryshojë fatin e takimit.

Egnatia kishte bërë gjithçka më parë dhe tashmë mund të festojë një tjetër arritje të madhe në historinë e klubit.

Me këtë triumf Egnatia siguron grupet e Konference Lige duke garantuar një tjetër prezencë të rëndësishme të futbollit shqiptar në fazën europiane.

Një natë historike për Egnatian dhe një tjetër sukses i madh për futbollin shqiptar në Europë!

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img