Tirana-Laçi 2-2(Shënues: Kis 22’, Xhixha 74’/ Stafa 71’, Kalaj 86’)
Tirana dhe Laçi kanë dhuruar një përballje spektakolare e cila është mbyllur me rezultatin 2-2, në një test miqësor që shërbeu si një tjetër provë e rëndësishme për të dyja skuadrat në prag të sezonit të ri.
Bardheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 22-të teksa Kis u tregua i saktë përpara portës duke shënuar golin e parë të takimit dhe duke i dhënë Tiranës epërsinë 1-0.
Laçi reagoi në pjesën e dytë dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 71-të dhe ishte Stafa që realizoi duke rikthyer gjithçka në ekuilibër.
Vetëm pak minuta më vonë Tirana mori sërish avantazhin ndërsa në minutën e 74-të Xhixha dërgoi topin në rrjetë dhe vendosi shifrat në 2-1 duke i dhënë bardhebluve një avantazh që dukej se mund të ishte vendimtar.
Por Laçi nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e barazimit dhe përpjekjet u shpërblyen në minutën e 86-të kur Kalaj realizoi golin e dytë për skuadrën e tij duke vendosur rezultatin përfundimtar në 2-2.
Një miqësore me ritëm dhe emocione ku të dyja skuadrat patën mundësinë të testojnë gjendjen e lojtarëve dhe alternativat në dispozicion përpara startit të kampionatit.
Fatos LAMAJ


