(Video)Volejboll Meshkuj- Kapiteni Qafarena: Kemi nisur përgatitjet për sezonin e ri. Pozitive ruajtja e boshtit të sezonit të kaluar, rikthehet Lleshi, por ka nevojë edhe për përforcime

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia në volejboll për meshkuj e drejtuar nga trajneri Artan Kalaj ka nisur përgatitjet për sezonin e ri sportiv 2026-2027, i cili nis në shtator me Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kapiteni i kuqebluve Nikolin Qafarena është i mendimit se gjatë sezonit të kaluar skuadra bëri një paraqitje të mire duke qënë në pjesën më të mirë të tij ndër skuadrat pretendente, por faza finale nuk u mbyll me objektivat e duhura,

Për kapitenin Qafarena, i cili vazhdon të jetë ndër shtyllat kryesore të skuadrës, pozitive konsiderohet ruajtja e boshtit,  si dhe rikthimi në skudër i Lleshit, një volejbollist ky cilësor që u largua nga Vllaznia dy sezonet e fundit.

Ndërkohë, largimin nga Vllaznia të të riut Sead Durraj për të luajtur sezonin e ri me Ulqinin në Superligën malazeze, Qafarena nuk e ka pritur mirë, pasi sipas tij, kemi të bëjmë me një volejbollist të talentuar.

(Video) Prononcimin e plotë të kapitenit të Vllaznisë, Nikolin Qafarena mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img