Skënderbeu ka dorëzuar pranë FSHF-së listën me 19 futbollistë mbi të cilët do të bazohet për momentin skuadra e parë korçare në rikthimin e saj në Abisnet Superiore.
Lista përfshin emra me eksperiencë por edhe disa futbollistë të rinj që kërkojnë të bëjnë hapin e rëndësishëm drejt ekipit të parë. Stavro Grabocka, Dejvi Ameli dhe Sajmir Koçibelli janë për herë të parë pjesë e ekipit të parë të Skënderbeut.
Ndërkohë Emanuel Cukvuniere dhe Spasjan Nasto kan qenë pjesë e ekipit të parë edhe sezonin e kaluar dhe tashmë rikthehen në grupin e skuadrës që do të garojë në elitë.
Lista e dorëzuar nga Skënderbeu në FSHF përbëhet nga këta futbollistë:
Marko Alia,Ilir Dobjani,Kleart Grazhdani,Dejvid Janaqi,Baba Musa,Flavio Shkëmbi,Mohamed Ndiaje,Klevis Shaqe,Kosta Vangjeli,Ergi Zenullari,Abubakar Salim,Saleh Nasr,Çarls Bismark,Stavro Grabocka,Emanuel Cukvuniere,Dejvi Ameli,Sajmir Koçibelli,Spasjan Nasto dhe Endri Agolli.
Këta jan 19 emrat mbi të cilët deri në këtë moment pritet të ndërtohet formacioni i Skënderbeut për ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë.
Lista mbetet e hapur për ndryshime të mëtejshme në varësi të lëvizjeve të klubit dhe regjistrimeve të reja dhe zgjidhjes së bllokimit të merkatos nga FIFA.
Fatos LAMAJ


