Maliqi-Besëlidhja, një tjetër test në fazën përgatitore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Maliqi dhe Besëlidhja do të zbresin sot në fushë për një përballje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik,një sfidë që do të luhet në stadiumin “Jovan Asko” dhe do të nis në orën 17:00.

Të dyja skuadrat vijojnë punën intensive në fazën përgatitore ndërsa ndeshja e sotme do t’u shërbejë trajnerëve për të parë nga afër gjendjen e ekipit, për të testuar skemat e lojës dhe për tu dhënë minuta futbollistëve që kërkojnë të bindin në prag të sezonit.

Besëlidhja vjen në këtë takim pas një serie testesh gjatë fazës përgatitore teksa po punon për të ndërtuar një grup sa më konkurrues dhe miqësoret janw një mundësi e mirë për të provuar formacionin për të integruar afrimet e reja dhe për të rritur gradualisht ritmin e skuadrës.

Në krahun tjetër Maliqi do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të zhvilluar një paraqitje pozitive.

Për ekipin vendas kjo sfidë është një tjetër mundësi për të matur nivelin e skuadrës përballë një kundërshtari me eksperiencë dhe për të evidentuar elementët pozitivë por edhe aspektet që kërkojnë përmirësim.

Rezultati do të jetë në plan të dytë pasi objektivi kryesor i të dyja skuadrave mbetet përgatitja sa më e mirë për ndeshjet zyrtare.

Megjithatë një miqësore mes dy ekipeve pritet të sjellë ritëm rivalitet dhe emocione për tifozët që do të jenë të pranishëm në “Jovan Asko”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img