Shitet në ankand për 3.35 milionë dollarë, Topi i “Dorës së Zotit”(Goli i Maradonës në Botërorin 1986 mes Argjentinës dhe Anglisë)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ankand milioner në Dallas për topin ikonik “Adidas Azteca” të përdorur në çerekfinalen e Botërorit 1986 mes Argjentinës dhe Anglisë. Me atë top Diego Armando Maradona realizoi si golin e shumëdiskutuar të “Dorës së Zotit”, ashtu edhe golin e shekullit.

Origjinali, autenticiteti i të cilit është konfirmuar nëpërmjet imazheve të ndeshjes së mbyllur 2-1 për Argjentinë, është shitur nga shtëpia e ankandeve “Heritage Auctions” për 3.35 milionë dollarë. Një shifër larg asaj që pretendohej, 10 milionë dollarë.

Topi u ruajt për 36 vjet nga arbitri tunizian Ali Bin Nasser, para se të shkonte në Londër në 2022-shin për 2 milionë stërlina. Rekordin e shitjen së një topi e mban ai 1950-ës i Shohei Ohtani për më shumë se 3.76 milionë euro.

Rekordin e shitjes së një objeikti sportive e mban uniforma e Neë York Yankees të Babe Ruth të 1932-shit, e shitur për më shumë se 20.65 milionë euro. Në vitin 2022, fanella e veshur nga Maradona gjatë ndeshjes ndaj Anglisë u shit nga “Sotheby’s” për gati 7.96 milionë euro.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img