Gentjan Selmani largohet nga Teuta dhe sipas lajmeve më të fundit, pritet të firmos me Ballkanin në Superligën e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë KF Teuta duke njoftuar se Gentian Selmani nuk do të jetë portier i ekipit durrsak për pjesën e mbetur të sezonit. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale klubi durrsak ka i ka shprehur mirënjohjen portierit për kontributin e dhënë.
“KF Teuta dëshiron t’ju njoftojë se ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Gentian Selmani. Klubi e falënderon Gentianin për gjithçka që ka dhënë për fanellën tonë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij futbollistike,” shkruhet në njoftimin e klubit.
Me largimin e Selmanit, në ditët e fundit të merkatos, Teutës i duhet që të nxitojë për të afruar një tjetër portier.


