Nga Fatos LAMAJ – Emanuela Rusta kryesore, shkodranja Jena Mala, lezhanja Eglantina Pjetrushaj, së bashku me anglezen Nikoleta Ramon Bria, gjykojnë Psg–Eintracht Frankfurt/ UEFA Women’s Champions League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar në arenën europiane, kjo pasi përballja Psg-Eintracht Frankfurt e vlefshme për UEFA Women’s Champions League do të drejtohet nga një trupë arbitrash ku bëjnë pjesë tre arbitre shqiptare dhe një angleze.

Emanuela Rusta nga Elbasani është caktuar arbitre kryesore e takimit duke mar përsipër drejtimin e kësaj sfide të rëndësishme europiane.

Në rolin e arbitrave asistente do të jenë shkodrania Jena Mala dhe Nikoleta Ramon Bria nga Anglia ndërkohë Eglantina Pjetrushaj nga Lezha do të jetë arbitre e katërt.

Kështu Shqipëria do të përfaqësohet nga Emanuela Rusta,Jena Mala dhe Eglantina Pjetrushaj ndërsa Nikoleta Bria do të përfaqësojë Anglinë.

Përfshirja e tre arbitrave shqiptare në një ndeshje të Champions League për femra është një tjetër dëshmi e nivelit dhe progresit të arbitrimit shqiptar.

Për Rustën është një tjetër mundësi për të drejtuar një sfidë në skenën më të rëndësishme europiane për klubet e femrave ndërsa Mala dhe Pjetrushaj vijojnë të jenë pjesë e angazhimeve ndërkombëtare.

Në krah të tyre do të jetë edhe Bria e cila përfaqëson Anglinë duke kompletuar një trupë arbitrale ndërkombëtare për një nga përballjet më të rëndësishme të kompeticionit.

Psg-Eintracht Frankfurt merr kështu një rëndësi të veçantë edhe për arbitrimin me tre emra shqiptarë që do të jenë pjesë e kësaj sfide europiane.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img