Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar në arenën europiane, kjo pasi përballja Psg-Eintracht Frankfurt e vlefshme për UEFA Women’s Champions League do të drejtohet nga një trupë arbitrash ku bëjnë pjesë tre arbitre shqiptare dhe një angleze.
Emanuela Rusta nga Elbasani është caktuar arbitre kryesore e takimit duke mar përsipër drejtimin e kësaj sfide të rëndësishme europiane.
Në rolin e arbitrave asistente do të jenë shkodrania Jena Mala dhe Nikoleta Ramon Bria nga Anglia ndërkohë Eglantina Pjetrushaj nga Lezha do të jetë arbitre e katërt.
Kështu Shqipëria do të përfaqësohet nga Emanuela Rusta,Jena Mala dhe Eglantina Pjetrushaj ndërsa Nikoleta Bria do të përfaqësojë Anglinë.
Përfshirja e tre arbitrave shqiptare në një ndeshje të Champions League për femra është një tjetër dëshmi e nivelit dhe progresit të arbitrimit shqiptar.
Për Rustën është një tjetër mundësi për të drejtuar një sfidë në skenën më të rëndësishme europiane për klubet e femrave ndërsa Mala dhe Pjetrushaj vijojnë të jenë pjesë e angazhimeve ndërkombëtare.
Në krah të tyre do të jetë edhe Bria e cila përfaqëson Anglinë duke kompletuar një trupë arbitrale ndërkombëtare për një nga përballjet më të rëndësishme të kompeticionit.
Psg-Eintracht Frankfurt merr kështu një rëndësi të veçantë edhe për arbitrimin me tre emra shqiptarë që do të jenë pjesë e kësaj sfide europiane.
Fatos LAMAJ


