Vllazni dinjitoze në “Elbasan Arena”. VAR-i, “masakron kuqeblutë”, i anulon dy gola në shtesë, sfida mbyllet në barazim 1-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani-Vllaznia 1-1(Shënues: Rubin Hebaj 75’/Edon Murataj 18’

Vllaznia ka mar një pikë në transfertën ndaj Elbasanit në një ndeshje dramatike të vlefshme për javën e dytë të Abisnet Superiore.

Sfida u mbyll në barazim 1-1, me të dy golat të ardhur në pjesën e dytë pas një avantazhi të shkodranëve në 45 minutat e para.

Vllaznia e nisi shumë mirë takimin dhe që në minutën e dytë ishte pranë golit.

Balaj goditi traversën pas një gjuajtjeje të fuqishme nga krahu i majtë, duke dhënë sinjalin e parë për portën e Elbasanit.

Verdheblutë tentuan të reagojnë dhe patën një mundësi të mirë me Hebaj i cili provoi me kokë, por topi përfundoi jashtë kuadratit.

Pas disa aksioneve të rrezikshme Vllaznia arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 18-të.

Një kombinim shumë i bukur mes Balaj dhe Murataj u finalizua nga ky i fundit, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Shkodranët vijuan të ishin të rrezikshëm edhe pas golit.

Dros provoi nga distanca dhe detyroi portierin vendas të devijonte topin në këndore, ndërsa të dyja skuadrat krijuan edhe mundësi të tjera.

Në fundin e pjesës së parë Elbasani shtoi presionin, por pa arritur të krijojë një rast të pastër përpara portës së Avram.

Në shtesë Nikaj provoi të surprizojë portierin shkodran por Randi ndërhyri në kohë duke larguar topin në këndore, dhe 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin 0-1 të Vllaznisë.

Në pjesën e dytë Elbasani hyri në fushë me synimin për të barazuar.

Vllaznia pati një tjetër mundësi të mirë në minutën e 52-të, kur Bardhi gjeti hapësirën nga e djathta, por gjuajtja e tij u ndal nga Aleksovski.

Më pas të dyja skuadrat vijuan të kërkonin golin teksa Vllaznia ishte shumë pranë dyfishimit në minutën e 61-të kur pas një goditje këndi topi shkoi te Murataj, i cili nga pak hapa larg portës e devioj sferën mbi traversë.

Elbasani reagoi dhe në minutën e 75-të arriti të barazoj, ishte Mateso që ndërtoi aksionin nga krahu i djathtë ndërsa Hebaj përfitoi nga pasimi dhe devijoi topin në portën e Avramit duke barazuar ndeshjen.

Në minutat e fundit Vllaznia u hodh në sulm në kërkim të golit të fitores.

Shkodranët arritën ta tundnin rrjetën në minutën e 92-të kur Qato pasoi te Tafili dhe ky i fundit lëshoi një goditje të fuqishme drejt portës.

Fillimisht goli u anulua nga gjyqtari pas ndërhyrjes së sistemit VAR për pozicion jashtë loje të Perez, i cili konsiderohej se ndikonte në pamjen e portierit.

Vendimi shkaktoi protesta të shumta nga futbollistët dhe stafi i Vllaznisë.

Elbasani-Vllaznia mbyllet në barazim 1 me 1, ndërkohë që në kohën shtesë Vllaznisë i anulohet një tjetër gol për pozicion jashtë loje, këtë radhë  i shënuar nga Musta.

Elbasani-Vllaznia 1-1 një sfidë me ritëm raste, tension dhe një fund dramatik, ku VAR pati fjalën e fundit për dy golat e shkodranëve në shtesë, gjë që shkaktoi pakënaqësi në kampin kuqeblu, të cilën gjyqtari Maletaj ncdëshkoi me karton të kuq trajnerin Martini.

Vllaznia largohet kështu nga Elbasani me një pikë ndërsa verdheblutë marin gjithashtu një barazim pas një ndeshje ku arritën të rikthehen në lojë pas disavantazhit të pjesës së parë.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img