(Video) FSHF TV-Java e 3 e Superiores: Gazetari Jurgen Zela dhe videoanalisti Xhoen Tugu sjellin një këndvështrim tjetër mbi vendosjen e skuadrave dhe mënyrën e menaxhimit të lojës nga ekipet në momente të caktuara të sfidave

Lexo

- Reklamë -spot_img

“Abissnet Superiore” zhvilloi javën e tretë në fundjavën që lamë pas, ku u shënuan 19 gola në pesë takimet e luajtura. Egnatia, Teuta, Partizani, Tirana dhe Dinamo City morën fitore në ndeshjet respektive, duke krijuar tashmë një ide më të qartë mbi objektivat që do të kenë 10 skuadrat e ”Abissnet Superiore” në sezonin e ri.

“Analizë Superiore” kaloi në skaner pesë takimet e zhvilluara të premten, të shtunën dhe të dielën. Nën drejtimin e Jurgen Zelës dhe videoanalistit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Xhoen Tugut, u soll një këndvështrim tjetër mbi vendosjen e skuadrave dhe mënyrën e menaxhimit të lojës nga ekipet në momente të caktuara të sfidave.

Disa prej golave të shënuar, situatat më interesante të ndeshjeve, si edhe analiza taktike e ilustruar me vendosjet grafike të skuadrave në secilën sfidë, ishin në fokus të këtij episodi.

Një analizë që ndihmon tifozët të krijojnë një ide më të qartë mbi atë çfarë prodhoi java e tretë e “Abissnet Superiore”.

Emisioni “Analizë Superiore” transmetohet çdo javë në FSHF TV, duke sjellë analizë profesionale, statistika dhe interpretim taktik të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img