E nisur dje me duelin e parë, Skënderbeu-Tirana, i mbyllur në barazim 1 me 1, java e katërt e Abissnet Superiore vijon sot me dy sfida të tjera po aq të rëndësishme.
Spikat, Dinamo-Partizani, derbi i kryeqytetit, por që nuk do të luhet në Tiranë, sepse është zhvendosur në Vorë për t’u luajtur prej orës 16:00. Blutë e Ilir Dajës vijnë në këtë ndeshje 6 pikë përballë Partizanit që ka 4 pikë, tre prej të cilave i mori javën e kaluar në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë.
Dy orë e gjëm më vonë, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta pret Vorën, ndeshje e cila nis në orën 18:30. Me durrsakët e drejtuar nga Edlir Tetova, të cilët kanë bërë një start ndër më të mirët e sezoneve të fundit, ku në tre javë kanë 7 pikë duke mbajtur vendin e dytë pas Egnatias kryesuese me 9 pikë, ndërkohë që Vora simpatike e trajnerit Arjan Bellai është e shtata me 3 pikë.
Kalendari i javës së katërt Abissnet Superiore
Dje
Skënderbeu-Tirana 1-1
Sot
Partizani-Dinamo (16:00)
Teuta-Vora (18:30)
Fatos LAMAJ


