Flamurtari-Burreli 1-1(Shënues: Denis Pjeshka 90’+6′ / Albi Xhabrahimi 69’ (p))
Kartonë i verdhë:Trajneri Kërnaja 93’/Xhakaj 7′,Lleshaj(staf) 93′
Flamurtari:Kaloshi,Raso,Pjeshka,Kotobelli(Sarjo 71′),Boshkovski(Nurja 46′),Lushaj,Sala(Estrela 54′),Migone,Berisha,Keneth(Çoba 71′),Barri(Gjata 54′) Trajner:Oltion Kërnaja
Burreli:Beker,Mensah,Shkalla,Koka,Marqeshi(Progja 76′),Xhakaj,Krasniqi(Arnold 46′),Laval(Avdullahu 61′),Hoti,Xhabrahimi(Kabiru 81′),Patushi(Çukvu 46′) Trajner:Samuel Nikaj
Gjyqtarë:Emanuela Rusta(Elbasan),Harrjan Lila(Kavajë),Maldin Sina,Granit Sulko(Lushnje) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Arjan Mali(Patos)
Flamurtari-Burreli ishte ndeshja e parë hapëse e javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë.
Sfida e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës u karakterizua me faza interesante, emocionuese dhe me një fund dramatik, kur kemi parasysh se vlonjtët i shpëtuan humbjes me një gol të shënuar në minutën e 96-të të shtesë së lojës me autor shkodranin Denis Pjeshka.
Më herët kanë qënë miqtë nga Burreli që të udhëhequr nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, një profesionist tashmë i kësaj kategorie, në kampionatin shqiptar dhe atë të Kosovës, të cilët kaluan të parët në avantazhme autor Albi Xhabrahimi përmes një penalltie të akorduar nga arbitrja kryesore Emanuela Rusta në minutën e 69-të.
Pas këtij barazimi, i dyti radhazi për të dyja skuadrat në dy javët e para të kampionatit, Burreli është i treti në renditjen provizore me dy pikë dhe Flamurtari i katerti me po kaq pikë.
Ndërkohë, nesër(të shtunën), luhen ndeshjet e tjera të javës së dytë të kategorisë së dytë, ku dueli më i spikatur pritet të jetë ai që do të luhet në stadiumin “Brian Filipi” të Lezhës mes Besëlidhjes, e cila në javën e parë u mund 2-0 nga Kukësi në transfertë dhe Korabit së bashku me Kukësin kryesojnë renditjen me nga tre pikë.
Fatos LAMAJ


