Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia U-16 mund 4-2 Shënkollin U-16, Aldis Kjasi protagonist me dopietë.

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia U-16 ka mar një fitore të bukur me rezultatin 4-2 ndaj Shënkollit U-16 në një ndeshje me shumë gola dhe me ritëm të lartë.

Shkodranët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e 16-të me futbollistin Kjasi.

Vetëm dy minuta më pas Shënkolli reagoi me Xhixhën i cili barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1.

Megjithatë baraspesha zgjati shumë pak pasi në minutën e 20-të Kjasi realizoi sërish, duke kompletuar dopietën personale dhe duke rikthyer Vllazninë në avantazh.

Në pjesën e dytë Shënkolli arriti të rikthehej edhe një herë në lojë ku bë minutën e 63-të ishte Ndoj që shënoi golin e barazimit duke e bërë sfidën sërish të hapur.

Në fundin e takimit Vllaznia tregoi forcë dhe vendosi ndeshjen në favorin e saj.

Në minutën e 74-të Gjeloshi realizoi golin e avantazhit, ndërsa vetëm dy minuta më pas Ademi vulosi rezultatin përfundimtar 4-2.

Në këtë mënyrë Vllaznia U-16 e drejtuar nga Valdano Nimani doli fituese nga një përballje mjaft interesante, ku spikati veçanërisht Aldis Kjasi me dy gola në pjesën e parë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img