Kategoria e Parë-Java e dytë/ Besëlidhja humbet në shtëpi me Korabin, e dyta radhazi pas Kukësit. Fitojnë Iliria, Bylis, Pogradeci, Besa

Lexo

- Reklamë -spot_img

17 gola janë shënuar në javën e dytë të Kategorisë së Parë. Rezultati më befasues është regjistruar në stadiumin “Brian Filipi” të Lezhës, ku Besëlidhja është mundur nga Korabi me rezultatin 1 me 2, duke e rënduar akoma më shumë situatën në kampin lezhjan pas humbjes së pësuar edhe në javës e parë me Kukësin 2-0. Ndërkohë, me fitore i kanë mbyllur ndeshjet e tyre edhe Iliria, Bylisi, Pogradeci dhe Besa, kjo e fundit me rezultat të thellë 0 me 4 në transfertë me Sopotin.

Besëlidhja-Korabi  1-2

Në Lezhë Korabi mori një fitore të vlefshme 2-1 ndaj Besëlidhjes. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 24-të me Markun, ndërsa në të 60-ën Reçi dyfishoi shifrat. Besëlidhja u përpoq të rikthehej në lojë dhe në minutën e 87-të Akansase shënoi për 1-2, por reagimi erdhi shumë vonë dhe Korabi ruajti avantazhin deri në fund.

Iliria-Kukësi  3-1

Një tjetër fitore bindëse u regjistrua nga Iliria e cila mposhti Kukësin 3-1. Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh që në minutën e 8-të, kur Kithambo realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 28-të Jakubu shënoi golin e dytë, duke i dhënë Ilirisë një avantazh të rëndësishëm që në pjesën e parë. Kukësi reagoi në minutën e 64-të me Alison, gjithashtu nga penalltia, por në minutën e 84-të Hasani mbylli llogaritë duke realizuar golin e tretë të vendasve.

Oriku-Bylis 1-2

Bylis siguroi një fitore dramatike 2-1 ndaj Orikut. Takimi mbeti i hapur deri në minutat e fundit, me P.Markun që zhbllokoi rezultatin në minutën e 73-të. Oriku reagoi dhe në të 88-ën Mezani riktheu baraspeshën, por festa e vendasve zgjati shumë pak. Në minutën e tretë shtesë Emini shënoi golin e fitores për ballshiotët duke u dhënë atyre tri pikë të arta në transfertë.

Pogradeci-Kastrioti  2-1

Pogradeci gjithashtu shfrytëzoi faktorin fushë, duke mundur Kastriotin 2-1. Kambato kaloi liqenasit në avantazh në minutën e 15-të, ndërsa Kastrioti arriti të barazonte në minutën e tretë shtesë tëbpjesës së parë me Xhixhon. Gjithsesi vendasit u rikthyen në epërsi në minutën e 59-të me Shanajn, gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Sopoti-Besa  0-4

Rezultati më i thellë i ditës erdhi në sfidën Sopoti-Besa ku kavajasit triumfuan 4-0 në transfertë. Besa e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar që në minutën e parë me Danajn. Në minutën e 42-të Prengaj dyfishoi avantazhin ndërsa në pjesën e dytë skuadra mike vazhdoi dominimin. Ruzgis shënoi golin e tretë në minutën e 76-të dhe në minutën e  84-të Spahiu nga pika e bardhë e penalltisë vulosi rezultatin përfundimtar 0-4.

Një javë me shumë gola dhe përmbysje emocionesh ku disa skuadra morën sinjale pozitive për vazhdimësinë ndërsa të tjerat do të duhet të reagojnë shpejt në javët e ardhshme.

Gara në Kategorinë e Parë ka nisur me ritëm të lartë dhe diferencat mes skuadrave pritet të bëhen edhe më të dukshme në vazhdim. Pas ndeshjeve të javës së dytë, tabelen e klasifikimit e kryeson Korabi me 6 pikë, Besa, Iliria, Bylis, Pogradeci kanë nga 4 pikë, Kukesi 3, Flamurtati 2, Kastioti dhe Sopoti me 1, Oriku dhe Beselidhja ne fund me 0 pikë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo fiton derbin kryeqytetas, mund Partizanin 2-4

Partizani-Dinamo 2-4(Shënues:Aliu 14',Fadairo 48'/Berisha 11',Hoxhallari 30',Silva 32',Qardaku 7') Partizani:Qirko,Marku,Mija,Vata,Buxhelaj,Dumbia(Toma 81’),Murataj,Fadairo(Himallari 81’),Human(Jata 81’),Aliu(Ogunleje 69’),Bintsuka(Keko 69’) Trajner:Florin Bratu Dinamo:Teqja,Ismaili,Dita,Aliji,Hoxhallari(Adamu 53’),Meta(Qardaku 46’),Qefalia,Vila,Malomo(Ruçi 88’),Silva(Mustafa 60’),Berisha(Farruku...
- Advertisement -spot_img