Superiore-Teuta mund Vorën 2-0 dhe merr përkohësisht kreun me 10 pikë. E ndjek Egnatia dhe Dinamo me nga 9 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta-Vora 2-0(Shënues: Golat: Antoni 45+2′, Alvesh 90′(11-m))

Kartonë të verdhë:Mala 58′,Zhongo 70’/Dalipi 68′,Shehi 75′,Zuna 80′

Teuta:Bernardoni,Fangaj,Zhongo,Përgjoni,Toli,Mala(Uotlai 74′),Maçolli,Arifi(Huna 93′),Boçi(Kuqi 93′),Kallaku(Daci 93′),Antoni(Alvesh 74′) Trajner:Edlir Tetova

Vora:Harizaj,Zuna(Halabaku 83′),Shiba,Shehi,Vrapi,Frroku(Dalipi 61′),Kashari,Barjamaj(Daka 64′),Karrica,Pedro(Adeloje 83′),Gjyla(Hasaj 83′) Trajner:Arjan Bellai

Gjyqtarë:Indrit Myrtja(Shkodër),Erind Burgu(Fushë-Krujë),Ani Koçiaj,Egli Spahiu(Tiranë) Var:Adrian Beqiraj(Tiranë) Avar:Klodian Prenga(Laç) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Sokol Jareci(Tiranë)

Teuta ka mar tre pikë të rëndësishme në shtëpi duke mposhtur Vorën me rezultatin 2-0 në një ndeshje të luftuar, me raste në të dyja portat dhe me një fund të pazakontë për shkak të problemeve me ndriçimin e stadiumit.

Durrsakët e nisën më kërkueshëm takimin dhe krijuan disa mundësi që në minutat e para.

Mala u shfaq rrezikshëm në krahun e djathtë, ndërsa Boçi provoi edhe nga distanca.

Nga ana tjetër Vora nuk qëndroi vetëm në mbrojtje dhe tentoi të godiste kryesisht përmes Karricës dhe Barjamaj.

Një nga episodet më të rëndësishme të pjesës së parë erdhi kur Karrica u rrëzua në zonë pas një kontakti me Fangajn.

Gjyqtari Indrit Myrtja akordoi fillimisht penallti për Vorën por pas rishikimit të pamjeve në VAR ndryshoi vendimin dhe anulloi 11-metërshin.

Vora pati edhe një mundësi të artë pas një kombinimi mes Pedros dhe Barjamajt, me kapitenin e miqve që u shfaq përballë Bernardonit por portieri i Teutës reagoi dhe mbajti portën të paprekur.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej pa gola Teuta goditi në minutën e dytë shtesë.

Boçi harkoi nga e majta drejt qendrës së zonës, ndërsa Antoni me një veprim të bukur, dërgoi topin në rrjetë dhe çoi vendasit në pushim në avantazh 1-0.

Në pjesën e dytë ritmi mbeti i lartë teksa Teuta kërkoi golin e sigurisë ndërsa Vora tentoi të rikthehej në rezultat.

Kallaku dhe Arifi provuan për vendasit ndërsa Karrica,Daka dhe Shehi ishin ndër më aktivët për miqtë.

Të dy trajnerët ndërhynë disa herë nga stoli duke freskuar skuadrat dhe duke kërkuar të ndryshonin ritmin e ndeshjes në minutat e fundit.

Fundi i takimit solli edhe episodin më të diskutueshëm ku pas një aksioni në zonën e Vorës Hasaj largoi topin në fundore, por Myrtja sinjalizoi për penallti për Teutën mes protestave të skuadrës mike duke pretenduar një prekje të topit me dorë.

Në këtë moment pati edhe probleme me ndriçimin pasi projektorët e stadiumit u fikën dhe loja u ndërpre për disa minuta.

Pas rikthimit të ndriçimit dhe rifillimit të ndeshjes Alvesh mori përsipër ekzekutimin e penalltisë në minutën e 90-të dhe nuk gaboi duke shënuar golin e 2-0.

Kështu Teuta siguroi një tjetër fitore të rëndësishme duke u treguar më konkrete në momentet vendimtare, ndërsa Vora largohet pa pikë pavarësisht se pati mundësi për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo fiton derbin kryeqytetas, mund Partizanin 2-4

Partizani-Dinamo 2-4(Shënues:Aliu 14',Fadairo 48'/Berisha 11',Hoxhallari 30',Silva 32',Qardaku 7') Partizani:Qirko,Marku,Mija,Vata,Buxhelaj,Dumbia(Toma 81’),Murataj,Fadairo(Himallari 81’),Human(Jata 81’),Aliu(Ogunleje 69’),Bintsuka(Keko 69’) Trajner:Florin Bratu Dinamo:Teqja,Ismaili,Dita,Aliji,Hoxhallari(Adamu 53’),Meta(Qardaku 46’),Qefalia,Vila,Malomo(Ruçi 88’),Silva(Mustafa 60’),Berisha(Farruku...
- Advertisement -spot_img