Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e parë ka nisur në mënyrën më të mirë për Vllaznia B. Edhe pse debutuese e ardhur si kampione e kategorisë së tretë, skuadra e drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Ersi Çaku ka siguruar tre pikëshin e parë që në javën e pare të kampionatit.
Kuqeblutë e B-së kanë trimfuar në derbin verior duke mundur në stadiumin “Reshit Rusi” Tërbunin e Pukës me rezultatin 1 me 0. Ka mjaftuar goli i shënuar në minutën e 36-të nga Ousman Touray që skuadra shkodrane të dalë fituese e kësaj ndeshje.
Një sinjal pozitiv ky për Vllazninë B, në objektivin e së cilës është për të qënë një konkurente dinjitoze për të siguruar kualifikimin në kategorinë e parë.
Ndërkohë, një start jo pozitiv kanë pasur dy skuadrat e tjera të qarkut Shkodër, ku KF Shiroka dhe Veleçiku kanë humbur në transfertë.
Shirokasit e drejtuar nga trajneri portugez Pablo Ríos Freire kanë shënuar të parët me anë të Arbër Jukajt që në minutën e dytë. Një avantazh që zgjati për 30-të mitë derisa shikasit arrijnë të barazojnë me autor Ajazin në të 37-tën minutë. Pjesa e parë mbyllet në barazpeshë 1 me 1, ndërkohë që në të dytën skuadra shkodrane Shirokës kërkon të gjejë golin e avantazhit, por ndëshkohet nëntë fillimi i së dytës me golin e shënuar nga Velaj. Gol, i cili, megjithë përpjekjet e vazhdueshme të Shirokës për të gjetur golin e barazimit, qëndron në fuqi deri në minutën e 90-të duke fiksuar rezultatin 2 me 1 në favor të Erzenit.
Ndërsa, humbja e koplikasve të Veleçikut është regjistruar në Lushnje, aty ku vendasit kanë fituar me rezultatin 3 me 1, me një pjesë të parë të dominuar tërësisht nga lushnjarët, ndërkohë që goli i vetëm për Veleçikun është shënuar në minutën e 67-të të pjesës së dytë.
Në takimeët e tjera të ditës së sotme, Gramshi ka fituar në transfertë me Naftëtarin 0-2, ndërkohë që Luz ii Vogël dhe Partini B e kanë mbyllur në barazim, 0-0
Java e parë e Kampionatit Kombëtar të kategorisë dytë për grupin A mbyllet të dielën me ndeshjen e fundit, atë mes Basanias së Bushatit dhe ekipit Eagle Football, takim i cili do të luhet në Kompleksin Sportiv Zmijani prej orës 16:00.
Fatos LAMAJ


