Nga Fatos LAMAJ – Trajneri Elvis Plori dorëhiqet nga drejtimi i Besëlidhjes. Mirel Josa shihet si kandidati kryesor për pankinën e re lezhjane, në garë edhe Ditmar Bicaj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elvis Plori ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Besëlidhjes pas startit negativ të skuadrës lezhjane në sezonin e ri të Kategorisë së Parë.

Sipas raportimeve që vijnë nga Lezha tekniku ka njoftuar largimin pas humbjes 1-2 ndaj Korabit, rezultat që solli disfatën e dytë radhazi në dy javët e para të kampionatit pas humbjes ndaj Kukësit në javën hapëse.

Bashkë me Plorin është larguar edhe Ndriçim Shtubina pjesë e stafit teknik të Besëlidhjes duke sjellë kështu një ndryshim të rëndësishëm në pankinën e skuadrës.

Lezhjanët kishin zhvilluar një merkato me emra të rëndësishëm dhe me objektiv të qartë rikthimin në Superiore, por rezultatet e para kan qenë larg pritshmërive.

Dy humbje në dy ndeshje kanë krijuar presion të menjëhershëm dhe në këtë situatë Plori ka vendosur të jap dorëheqjen.

Drejtuesit e klubit pritet të vendosin në ditët në vijim për trajnerin e ri dhe sipas burimeve për mediat Mirel Josa shihet si kandidati kryesor për të mar drejtimin e Besëlidhjes.

Ndërkohë edhe përpara nisjes së kampionatit ishte përfolur emri i Ditmar Bicaj si një nga alternativat për pankinën lezhjane.

Tashmë mbetet për tu par se kujt do t’ja besoj Besëlidhja drejtimin teknik në një moment ku skuadra kërkon reagim të menjëhershëm dhe rikthim te rezultatet pozitive.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img