Kategoria e Parë-Java e tretë luhet të mërkurën, ora 16:00. Spikat dueli Bylis-Besëlidhja

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kategoria e Parë do të rikthehet në fushë të mërkurën me ndeshjet e javës së tretë, ku të gjashtë përballjet jan programuar të nisin në orën 16:00.

Kryendeshja e kësaj jave pritet të jetë ajo mes Bylisit që do të luaj në shtëpi ndaj Besëlidhjes, në një sfidë që premton rivalitet. Me ballshiotët që synojnë kreun, ndërsa lezhjanët që renditen në fund të tabelës me 0 pikë do të tentojnë të marin pikë në një transfertë të vështirë.

Në Kukës skuadra verilindore do të pres Pogradecin në një duel që pritet të jetë i fortë dhe i ekuilibruar, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë maksimumin.

Korabi do të pres Ilirinë në një tjetër takim interesant të javës, ku pritet luftë e fortë në mesfushë dhe kujdes i madh në fazën mbrojtëse.

Besa do të përballet me Orikun me vendasit që do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, ndërsa miqtë synojnë të dalin me rezultat pozitiv nga kjo transfertë.

Burreli do të pres Sopotin, në një takim ku pritet një duel fizik dhe i luftuar deri në fund.

Java do të kompletohet me sfidën Kastrioti-Flamurtari një përballje mes dy skuadrave me traditë, që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img