Vendimi për dorëheqjen e trajnerit Elvis Plori nga drejtimi i Besëlidhjes, pas humbjes në shtëpi me Korabin është marrë që mbrëmë, gjë që Veriu Sport e ka pasqyruar në kohë reale, ndërkohë që pak minuta më parë KF Besëlidhja e ka zyrtarizuar përmes njoftimit në fjalë:
NJOFTIM ZYRTAR
KF Besëlidhja njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori.
Klubi i Futbollit Besëlidhja shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij për teknikun Plori, për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të tij si pjesë e familjes verdhe-kuqe.


