(Video) Basania FC merr një pikë me shumë vlerë në transfertë, 0-0 ndaj KF Gramshi në Cërrik. Kategoria e Dytë, grupi A

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Gramshi-Basania FC  0-0

Basania ka siguruar një pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Gramshit, në një nga përballjet më interesante të javës së dytë të kampionatit.

Takimi i zhvilluar pasditen e sotme në Cërrik është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0 me skuadrën e Basanias që ka arritur të dalë e pamposhtur përballë një kundërshtari që konsiderohet mes pretendentëve të këtij sezoni.

Për Basanian, e drejtuar nga trajnerët Arbër Shytani dhe Mario Kola, pika e marrë në këtë transfertë merr edhe më shumë vlerë për shkak të forcës së kundërshtarit dhe faktit se Gramshi synon të jetë një prej skuadrave protagoniste në kampionat.

Skuadra arriti të menaxhoj ndeshjen dhe të ruajë portën të paprekur deri në fund duke shtuar edhe një tjetër rezultat pozitiv në këtë fillim sezoni.

Pas suksesit të javës së parë Basania konfirmon vazhdimësinë edhe në ndeshjen e dytë këtë herë duke mar një pikë larg fushës së saj.

Bilanci pas dy javësh është tashmë katër pikë një start pozitiv që i jep skuadrës qetësi dhe besim për vazhdimësinë.

Me pikën e marrë ndaj Gramshit, Basania pozicionohet në vendin e katërt të renditjes duke qëndruar në grupin e skuadrave që e kanë nisur mirë sezonin.

Barazimi në Cërrik mund të konsiderohet një rezultat me peshë për Basanian që tregon se është në gjendje të marrë pikë edhe në transferta të vështira dhe ndaj kundërshtarëve me pretendime.

Pas dy javëve të para, skuadra ka krijuar një bazë të mirë dhe tashmë do të kërkojë të ruaj këtë ritëm edhe në ndeshjet e ardhshme, me synimin për të qëndruar sa më lart në renditje.

(Video) Ndeshja, KF Gramshi-Basania FC, 0-0. Jave dytë e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së dytë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img