Lajm i trishtë! Shkodra humb në moshën 66-vjeçare, ish kampionin e pingpongut, Gëzim Pepa

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një tjetër lajm i trishtë për sportin shkodran vjen këtë fundjavë, ku pas ish kampionit të futbollit, Esat Bushati në moshën 97 vjeçare, këtë radhë kemi të bëjmë me një kampion nga sporti i pingpongut.

Bëhet fjalë për Gëzim Pepën, i cili pas një sëmundje që e mundoi periudhën e fundit, ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës në moshën 66-vjeçare duke lënë pas një karriere të pasur sportive.

Një pingpongist ky që ka kontribuar për shumë vite me radhë në ekipin e Vllaznisë përkrah kolegëve të tij, Tonin Dusha, Tarçiz Shestani, Enver Parmeza, Çezar Baba, Paulin Ndoja, Sokol Tirana, Tonin Binoshi, etj duke u shpallur kampion kombëtar.

Përpos Vllaznisë, Gëzim Pepa dha një kontribut të madh edhe në ekipin e Elbasanit, ku kreu shërbimin ushtarak, aty ku fitoi edhe medaljen e artë në Spartakiadën Kombëtare dhe po kështu në Kupën e Shqipërisë.

Falë vlerave të shfaqura në vite me ekipin e Vllaznisë, Gëzim Pepa është nderuar me çmimin “Sportistin e Shekullit” dhe titullin “Mirënjohje” Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Pingpongut.

Portali Veriu Sport, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Pepa për humbjen e njeriut të tyre të afërt, si dhe komunitetit të sportit të pingpongut për humbjen e një kampioni.

Poshofsh në paqe, Gëzim, i përjetshëm qoftë kujtimi yt!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img