Vora-Skënderbeu 1-1(Shënues: Karrica 33’/Bismark 90+6(11-m)
Vora:Harizaj,Zuna(Dalipi 88’),Shiba,Karrica(Adeloje 88’),Pedro(Trajkov 69’),Kashari,Vrapi,Frrroku,Barjamaj(Asllanaj 78’),Shehi,Gjyla(Daka 78’) Trajner:Arjan Bellai
Skënderbeu:Alia,Lleshi(Zenullari 81’),Lagonidis,Braga(Vangjeli 64’),Totre,Bismark,Janaqi,Drame(Velickovski 71’),Grazhdani(Diallo 46’), Musa(Musavu 81′),Shaqe Trajner:Julian Ahmataj
Gjyqtarë:Ermis Çelaj,Mariglen Llukmani(Vlorë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Enis Dishani(Elbasan) Var:Kreshnik Cjapi(Fier) Avar:Albert Doda(Tiranë) Delegat:Eduard Gjini(Tiranë) Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë)
Skënderbeu ka mar një pikë në transfertën ndaj Vorës pasi sfida e vlefshme për javën e pestë të Abisnet Superiore u mbyll në barazim 1-1.
Takimi ishte i luftuar dhe me ritëm me Vorën që u shfaq më kërkuese në pjesën e parë.
Vendasit arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 33-të kur Bernard Karrica realizoi një gol mjaft të bukur duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Në pjesën e dytë Skënderbeu rriti presionin dhe u shfaq më shpesh në gjysmëfushën kundërshtare por korçarët hasën vështirësi në finalizimin e aksioneve.
Momenti që ndryshoi ekuilibrat e ndeshjes erdhi në minutën e 63-të,kur Kashari u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Vorën me dhjetë lojtarë ndëraa solli protesta nga vendasit por arbitri qëndroi te vendimi i tij.
Skënderbeu shtoi sulmet në minutat e mbetura dhe goli i barazimit erdhi vetëm në kohën shtesë.
Pas ndërhyrjes së sistemit VAR arbitri Çelaj akordoi penallti në favor të korçarëve,ndërsa Bismark u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-1 në minutën e gjashtë shtesë.
Në këtë mënyrë Vora dhe Skënderbeu ndan nga një pikë pas një sfide që mbeti e hapur deri në sekondat e fundit.
Fatos LAMAJ


