Dinamo-Laçi 3-1(Shënues: Loran 22′, Vila 55′, Ruçi 90+3’/Gamara 24′)
Kartonë të verdhë:Meta 40′,Ismaili 45+2’/Cena 80′
Kartonë i kuq:Gamara 45+2′
Dinamo:Teqja,Ismaili,Meta(Qefalia 46’),Qardaku(Adamu 66’),Vila,Silva(Mustafa 66’),Malomo,Dita,Aliji,Berisha(Farruku 66’),Loran(Ruçi 83’) Trajner:Ilir Daja
Laçi:Guri,Azizi,Kurti,Tola,Bibo(Ogah 78’),Ajazi(Samuel 46’),Gamara,Traore(Cena 65’),Nerguti,Stafa,Ndubuisi(Kalaj 65’) Trajner:Qatip Osmani
Gjyqtarë:Olti Çela(Lushnje),Denis Rexha,Rejdi Avdo(Tiranë),Ditmir Grimci(Shkodër) Var:Andi Koçi(Durrës) Avar:Adrian Beqiraj(Tiranë) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Tanush Latifi(Gjirokastër)
Dinamo ka mar një fitore të rëndësishme në javën e pestë të “Abisnet Superiore” duke mposhtur Laçin me rezultatin 3-1 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 22-të me mbrojtësin Loran, por reagimi i kurbinasve ishte i menjëhershëm pasi vetëm dy minuta më vonë Gamara riktheu baraspeshën duke e çuar rezultatin në 1-1.
Megjithatë fundi i pjesës së parë solli një moment vendimtar për Laçin.
Gamara autori i golit të barazimit u ndëshkua me karton të kuq pak para pushimit, duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë.
Në pjesën e dytë Dinamo shfrytëzoi epërsinë numerike dhe mori kontrollin e takimit.
Në minutën e 55-të Vila realizoi golin e dytë për blutë ndërsa më pas Farruku pati një tjetër mundësi të mirë për ta thelluar rezultatin.
Goli që mbylli përfundimisht llogaritë erdhi në minutën e tretë shtesë kur Ruçi i ardhur nga stoli realizoi për 3-1 dhe vulosi tre pikët për skuadrën e Ilir Dajës.
Me këtë sukses Dinamo konfirmon momentin pozitiv ndërsa Laçi largohet pa pikë nga “Elbasan Arena” në një ndeshje ku kartoni i kuq në fundin e pjesës së parë ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e takimit.
Fatos LAMAJ


