Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20′, Bilali 45’/Prengaj 79′)

Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1′,Topallaj 46′,Smaçi 49′,Molla 65’/Prengaj 40′,Rrena 50′,Danladi 53′

Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71′),Alidema(Trashi 59′),Smaci(Hila 57′),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha 71′),Olamide,Osikel Trajner:Ndriçim Shtubina

Besa:Dema,Daja(Kofi 46′),Kapo,Prengaj,Ruzgis,Zekolli(Topi 66′),Marku(Danladi 46′),Guhacaj(Rrena 46′),Abdulai,Danaj(Syla 66′),Spahiu Trajner:Gugash Magani

Gjyqtarë:Albano Stolaj,Xhuljo Mani(Tiranë),Edlir Malo(Lushnje),Ardit Merdanaj(Vlorë) Delegat:Mario Kërtusha(Durrës) Vëzhgues:Gjergji Selala(Laç)

Besëlidhja ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi duke mposhtur Besën kryesuese me rezultatin 2-1 në një takim të luftuar dhe me raste në të dyja portat.

Skuadra lezhjane e drejtuar nga Ndriçim Shtubina u tregua më efikase në pjesën e parë.

Besa krijoi disa mundësi të mira me Prengaj, Ruzgis, Guhacaj, Spahiu dhe Daja por herë ndërhyrjet e portierit Molla dhe herë mungesa e saktësisë në finalizim bënë që miqtë të mos arrinin të gjenin rrugën e rrjetës.

Në krahun tjetër Besëlidhja shfrytëzoi shumë më mirë rastet e saj.

Në minutën e 20-të ishte Olamide që zhbllokoi rezultatin dhe kaloi vendasit në avantazh.

 

Besa kërkoi të reagonte dhe vazhdoi të ushtronte presion në drejtim të portës lezhjane por pa arritur të konkretizonte.

Goditja e dytë për miqtë erdhi pikërisht në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 45-të Bilali realizoi golin e 2-0 duke i dhënë Besëlidhjes një avantazh të rëndësishëm përpara pushimit.

Vendasit patën edhe mundësi të tjera me dy autorët e golave por pa arritur ta thellonin më tej rezultatin.

Në pjesën e dytë Besa u detyrua të rrezikonte më shumë në kërkim të rikthimit në ndeshje.

Kavajasit shtuan prezencën në gjysmëfushën kundërshtare dhe kërkuan me insistim golin që do t’i rikthente në lojë.

Përpjekjet e Besës u shpërblyen në minutën e 79-të teksa ishte Prengaj që arriti të mposhtte Mollën dhe ngushtoi diferencën në 2-1 duke i dhënë një tjetër ritëm minutave të fundit të takimit.

Pas golit miqtë hodhën më shumë forca përpara dhe kërkuan barazimin ndërsa Besëlidhja u përpoq të administronte avantazhin dhe të mbronte rezultatin.

Lezhjanët ia dolën të përballonin presionin deri në vërshëllimën përfundimtare dhe siguruan tri pikë me shumë vlerë.

Një fitore kjo e merituar për Besëlidhjen, ku pas barazimit me Bylisin në transfertë shkon në kuotën e katër pikëve duke nisur kështu ngjitjen në tabelë, pasi dy humbjet e para me Kukësin dhe Korabin bënë që ta nisnin kampionatin nga fund ii tabelës së klasifikimit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img