Gerd Haxhiu, trajneri i ri i Orikut, zëvendëson Sherif Idrizajn e larguar pas rezultateve negative

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gerd Haxhiu është trajneri i ri i ekipit të Orikut, pjesë e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë. Haxhiu, pjesë e një familje të njohur sportive duke nisur nga i madhi Mexhit Haxhiu dhe më pas djemtë e tij, ka zëvendësuar Sherif Idrizaj të larguar disa ditë më pare për rezultate negative, ku në 4 javët e para të kampionatit, Oriku është i fundit në renditje me 0 pikë. Me përvojën e tij si futbollist dhe më pas trajner i disa skuadrave,  Flamurtari, Besa, Partizani, Korabi, Skënderbeu, Gerd Haxhiu pritet t’i japë një frymë tjetër skuadrës bregdetare duke e rikthyer tek rezultatet pozitive.

Njoftimi zyrtar i KF Oriku

“Klubi i Futbollit Oriku njofton zyrtarisht emërimin e teknikut vlonjat, Gerd Haxhiu, në krye të pankinës sonë. ​Klubi ka arritur dakordësinë e plotë me trajnerin e njohur, i cili zyrtarizon sot bashkëpunimin dhe do të nisë menjëherë punën. ​Haxhiu vjen me një karrierë të gjatë në Superligë dhe Kategorinë e Parë.

Përvoja e tij, disiplina dhe njohja e mirë e futbollit vendas do të jenë një aset i çmuar për të udhëhequr djemtë tanë drejt objektivit të këtij sezoni. ​I urojmë trajnerit Gerd Haxhiu mirëseardhjen në familjen tonë dhe shumë suksese ne këtë rrugëtim të ri”, – shkruhet në njoftimin e klubit bregdetar për emërimin e trajnerit të ri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img