Mundje në Plazh(Beach Westling)- Paraqitje dinjitoze e Vllaznisë. Medalje e bronztë për Sidrit Bajrakurtaj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Për herë të parë në Shqipëri, zhvillohet Beach Wrestling! Federata Shqiptare e Mundjes sjell për herë të parë mundjen në plazh, në një aktivitet të veçantë i zhvilluar në Durrës pasditen e së shtunës së 26 shtatorit 2026 me pjesëmarrjen e mundësve më të mirë të vendit.

Ky aktivitet shënon një hap të ri në promovimin dhe zhvillimin e sportit të mundjes në Shqipëri, duke sjellë një tjetër disiplinë të këtij sporti.

Një ditë e dedikuar pasionit, konkurrencës dhe promovimit të mundjes në një ambient të veçantë, pjesë e së cilës ishte edhe ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Altin Anza, i cili me mundësitë e saj: Sidrit Bajrakurtaj, Maldin Camaj dhe Klevis Koceku, bëri një përfaqësim dinjitoz.

Rezultatin më të mirë nga ekipi i Vllaznisë e arriti mundësi Sidrit Bajrakujtaj i cili mori vlerësime shumë pozitive nga organizatorët  duke treguar karakter, përkushtim dhe shpirt gare dhe që në përfundim ishte fitues i medaljes së bronztë.

Kontribut të rëndësishëm për ekipin e Vllaznisë dhanë gjithashtu mundësit Maldin Camaj dhe Klevis Koceku, të cilët përfaqësuan me dinjitet ngjyrat kuqeblu.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img