Besëlidhja fiton miqësoren me Teutën e Superiores, 2-1. Shënojnë Trashi dhe Gurbanov

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besëlidhja-Teuta 2-1(Shënues:Trashi,Gurbanov/Daci) 

Beslidhja: Molla, Fetaj, Janku, Antonio Marku, Trashi, Òsikel, Kledis Marku, Hila, Qurbanovv, Delaj, Akansase. Trajner: Klevis Hima. 

Teuta:Morales,Troplini,Jazxhi,Bajrami,Trifoni,Maçolli,Uoltai,Huna,Përgjoni,Pedro,Daci Trajner:Edlir Tetova 

Gjyqtarë:Brukli Hoxha,Krist Zefej,Renis Vukaj(Lezhë)

Besëlidhja ka marrë një fitore me përmbysje në miqësoren ndaj Teutës duke triumfuar me rezultatin 2-1,në një test që u shërbeu të dyja skuadrave për të ruajtur ritmin dhe për të provuar alternativa të ndryshme në formacion.

Ishte Teuta ajo që kaloi e para në avantazh me Dacin që gjeti rrugën e rrjetës dhe i dha epërsinë skuadrës durrsake.

Megjithatë reagimi i Besëlidhjes nuk mungoi dhe lezhjanët arritën të riktheheshin në lojë.

Goli i barazimit erdhi nga Trashi i cili riktheu ekuilibrat në rezultat ndërsa më pas Gurbanov kompletoi përmbysjen duke shënuar golin e dytë për Besëlidhjen.

Në fund skuadra lezhjane e mbylli takimin me fitoren 2-1 duke mar sinjale pozitive nga kjo miqësore sidomos për mënyrën se si reagoi pasi u gjend në disavantazh.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img