Greqia ka regjistruar një fitore historike në transfertë ndaj Gjermanisë, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në Augsburg në sfidën e vlefshme për UEFA Nations League.
Për helenët ishte suksesi i parë në histori ndaj Gjermanisë në 11 përballje ndërsa njëkohësisht ky rezultat i ngjiti ata në krye të Grupit A2.
Gjermania e nisi takimin me kontroll të madh të topit dhe dominoi në aspektin e posedimit veçanërisht gjatë pjesës së parë.
Skuadra e Jurgen Klop qarkulloi gjatë topin dhe kërkoi të gjente hapësira përballë Greqisë shumë të organizuar në fazën mbrojtëse,por pa arritur të çante murin helen duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola.
Edhe në pjesën e dytë Gjermania vazhdoi të kishte më shumë topin por Greqia u tregua më e rrezikshme kur iu krijua mundësia për të dalë përpara.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 74-të kur Dimitrios Kurbelis gjeti rrugën e rrjetës me një goditje që pësoi devijim duke mposhtur portierin gjerman dhe duke kaluar Greqinë në avantazh.
Pas golit Gjermania u hodh përpara në kërkim të barazimit por Greqia u mbrojt me shumë disiplinë dhe arriti ta administronte avantazhin deri në fund.
Portieri grek dhe reparti defensiv përballuan presionin e minutave të fundit duke ruajtur rezultatin 1-0.
Kjo disfatë prishi edhe debutimin e Jurgen Klop para publikut gjerman si trajner i kombëtares.
Gjermania kishte barazuar 1-1 me Holandën në sfidën e parë dhe pas dy ndeshjeve mbetet në kuotën e një pike.
Nga ana tjetër Greqia vazhdon nisjen perfekte të këtij edicioni duke grumbulluar gjashtë pikë në dy ndeshje dhe kryesojnë Grupin A2 ndërsa Hollanda ndodhet pas tyre.
Fatos LAMAJ


