(Video) Partizani U17, fitues i Kupës “Sabah Bizi”. Të kuqtë mundën Vllazninë në finale 0-2. Trofeu dorëzohet nga Sabian Bizi, futbollisti 19-vjeçar i ekipit të parë kuqeblu, nipi i legjendës Sabah Bizi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia U17-Partizani U17 0-2(Shënues: Jurgen Totaj, Kristaq Kuniqi)

Sabah Bizi, futbollisti që ka luajtur për dy skuadra, Vllazninë e qytetit të tij të lindjes dhe Partizanin në tre vitet e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, skuadra me të cilat ka fituar disa trofe, ka qënë kupa me emrin e tij që Akademia e Futbollit Vllaznia organizoi në nderim të kësaj figure të madhe të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Me këtë rast, organizatorët kishin planifikuar një miqësore mes dy klubeve në futboll për moshat, Vllaznia U17 dhe Partizani U17.

Një finale kjo e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” që u shoqërua me një luftë të fortë sportive, ku pavarësisht pesë mungesave të rëndësishme në radhët e Vllaznisë U17, kuqeblutë luajtën si të barabartë me kundërshtarin.

Goli i shënuar nga Partizani me autor Jurgen Totaj kaloi në avantazh miqtë, ndërkohë që Vllaznia u hodh e tëra në sulm për të barazuar rezultatin duke synuar dhe ta çonte ndeshjen në shtesë.

Por, në pritje të golit të barazimit, jo vetëm që u mbrojt mirë, por kërcënoi edhe me një gol të dytë, të cilin e arriti në kohën shtesë me autor Kristaq Kuniqi duke e mbyllur krejt ndeshjen 0-2 në favor të tij.

Në këtë mënyrë, Partizani i drejtuar nga trajneri  Bektash Çapoku, shpallet fitues i Kupës “Sabah Bizi”, trofe që u dorëzua gjatë ceremonisë së mbylljes nga drejtori i Akademisë Vllaznia Alban Hasani dhe nipi i Sabah Bizit, futbollisti 19-vjeçar i ekipit të parë Vllaznia, Sabian Bizi.

(Video) Përmbledhjen e ndeshjes Vllaznia U17-Partizani U17(0-2) si dhe prononcimet e trajnerit të Partizanit U17 Bektash Çapoku dhe ish trajnerit të AF Vllaznia, Samuel Nikaj, si dhe kapitenit të Partizanit, Ilirnik Prebibaj, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img