I gjendur në Danimarkë për një takim shumë të rëndësishëm mes klubeve të futbollit europian, presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi ka pasur një takim të ngrohtë me homologun e tij, presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, gjatë të cilet është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit mes dy klubeve përkatëse.

Nga sa bëhet e ditur, një prej pikave të bashkëpunimit është edhe zhvillimi i një ndeshje miqësore në Shkodër mes veteranëve të Barcelonës dhe Vllaznisë, gjë që pasqyrohet edhe në postimin e bërë nga zoti Xhaferi në rrjetet sociale.
“Dy ngjyrat që na bashkojnë!
Kënaqësi takimi me Presidentin e FC Barcelona, Joan Laporta.
Mes diskutimeve, edhe ideja e një ndeshjeje miqësore në Shkodër mes veteranëve të Barcelonës dhe Vllaznisë.
Dy klube me histori, traditë dhe pasion të jashtëzakonshëm për futbollin.
Barcelona Vllaznia ”, shkruan presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi.
Asambleja e 33-të e European Football Clubs (EFC) po zhvillohet në Copenhagen, 28–30 shtator 2026, dhe sot, 29 shtator, është dita kryesore e punimeve. EFC e konsideron General Assembly aktivitetin më të madh të sezonit dhe vendin ku klubet diskutojnë prioritetet strategjike dhe drejtimin e futbollit europian
Pjesa kryesore është Football Leaders Forum dhe më pas Plenary Session. Ndër figurat kryesore janë Presidenti i EFC Nasser Al-Khelaïfi, Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin, Ministrja daneze e Kulturës Zenia Stampe, CEO/Chairman i EA Andreë Ëilson, ish-portieri danez Kasper Schmeichel, si edhe drejtues të shumë klubeve europiane. Eventi drejtohet nga Kelly Cates dhe Ulla Essendrop.
Një zhvillim shumë i rëndësishëm i bërë publik sot është propozimi i Al-Khelaïfi për krijimin e “Ëorld Football Clubs”, një strukturë që synon t’u japë klubeve një zë institucional në nivel global. Ai njoftoi gjithashtu se Barcelona është rikthyer në EFC, ndërsa tha se Real Madrid është në proces rikthimi. Sipas tij, EFC tashmë ka kaluar 900 klube nga 55 vende, me synim 1,000 anëtarë.
Kjo e bën veçanërisht interesante praninë e Joan Laporta, i cili ndodhet në Copenhagen më 29–30 shtator.


