Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas humbjes 2-1 që kuqezinjtë pësuan në Helsinki përballë Finlandës në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve(Liga C, Grupi 1).
“Një ndeshje që nuk shkoi siç e dëshironim në Helsinki. Luftuam deri në fund, por këtë herë rezultati nuk ishte në anën tonë. Kokën lart, kemi edhe tre ndeshje të tjera”.
Me këtë humbje Shqipëria zbret në vendin e dytë me 6 pikë, vendi i parë i takon Finlandës me 7 pikë.
Kuqezinjtë patën disa mundësi, me Pilon dhe Dakun, por pa mundur të shënonin. Në minutën e 71-të, Valta shënoi sërish nga goditja e dënimit, duke përmbysur rezultatin në 2-1.
Në minutat e fundit Shqipëria kërkoi golin e barazimit, por pa sukses, dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-1 të Finlandës.
Ndeshja e radhës për Shqipërinë në UEFA Nations League do të jetë të martën, më 6 tetor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj San Marinos, në orën 20:45.


