(Video) “Shkodra Marathon”-Edicioni i dytë. Mbi 550 sportistë në garë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 20 shtete të tjera të Botës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Maratona e Shkodrës, aktivitet ky i organizuar nga Shoqata e Atletikës Vllaznia me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, erdhi këtë vitë në edicionin e dytë.

Mbi 550 sportistë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 20 shtete të tjera të Botës, duke nisur nga Kosova, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe, Australia, etj mbushën sot rrugët e Shkodrës, duke i dhënë qytetit energji dhe një atmosferë të bukur sportive!

Pas mbylljes me sukses të edicionit të parë të vitit të kaluar, edhe edicioni i dytë “Shkodra Marathon” ka shkuar në mënyrën më të mirë duke dhënë sinjale shumë pozitive për ta kthyer këtë event kaq interesant në një traditë të përvitshme me moton e bashkimit dhe promovimit të qytetint përmes sportit.

Njihuni me fituesit sipas disiplinave përkatëse:

Gara 2.5 km, grupmosha 10-15 vjeç vajza:

  1. Enea Metolli (Prishtina)
  2. Darsa Vathi (Fortius)
  3. Oltea Zaimi (Fortius)

Gara 2.5 km, grupmosha 10-15 vjeç djem:

  1. Elsar Balaj (Vllaznia)
  2. Marin Shehaj (Fortius)
  3. Dion Mulgeci (Fortius)

Gara 2.5 km, grupmosha 16-18 vjeç vajza:

  1. Ajla Doda (Tirana)
  2. Selina Gashi (Kosova)

Gara 2.5 km, grupmosha 16-18 vjeç djem:

  1. Leonel Mesi (Tirana)
  2. Dejan Balla (Vllaznia)
  3. Olken Horanlli (Durrësi)

Gara 5 km, femra:

  1. Gresa Bakraqi (Kosova)
  2. Kristina Pura (Tirana)
  3. Elizabeta Marku (Tirana)

Gara 5 km, meshkuj

  1. Bledar Mesi (Tirana)
  2. Oliver Hill (Britania e Madhe)
  3. Demir Medeni (Turqia)

Gara 10 km, femra:

  1. Luiza Gega (Tirana)
  2. Natalia Semenovych (Ukraina)
  3. Sebahat Demir (Turqia)

Gara 10 km, djem:

  1. Bogdan Semenovych (Ukraina)
  2. Albion Ymeri (Kosova)
  3. Rory Martin (Australia)

 (Video) Pamje nga garat e “Shkodra Marathon” zhvilluar sot në Shkodër, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE,

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img