(Video) Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet në Shkodër për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati për të premten, ora 18:00, në “Loro Boriçi”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet në stadiumin “Loro Boriçi”, në prag të sfidës historike ndaj Uellsit, e vlefshme për raundin e parë të play-off-it të Botërorit 2027.

Skuadra kuqezi është gati për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit të vajzave shqiptare, me gjendjen e përgjithshme të ekipit shumë të mirë dhe pa probleme përpara kësaj sfide.

Vajzat zhvilluan seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, me skuadrën tashmë të fokusuar maksimalisht te përballja e nesërme. Atmosfera në kampin kuqezi është pozitive dhe të gjitha janë gati për të dhënë maksimumin në fushë.

Shqipëri–Uells luhet nesër, 9 tetor, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 18:00. Hyrja në stadium do të jetë falas.

Vajzat kuqezi kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve në këtë mbrëmje të veçantë, ndaj të gjithë tifozët shkodranë dhe shqiptarë janë të ftuar të jenë në stadium për të mbështetur Kombëtaren.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img