Abissnet Superiore-Sot, 4 duelet e javës së 10-të: Laçi-Vora(13:30), Partizani-Skënderbeu(13:30), Teuta-Elbasani (18:30), Vllaznia-Tirana(18:30)

Java e 10-të e kampionatit Abisnet Superiore rezervon katër sfida interesante me skuadrat që do të zbresin në fushë për të kërkuar pikë të rëndësishme në garën për objektivat e sezonit.

Kalendari sjell përballje me rivalitet ku vëmendja do të jetë e ndarë mes dy takimeve të orës 13:30 dhe dy sfidave të mbrëmjes.

Partizani-Skënderbeu(13:30)

Partizani do të përballet me Skënderbeun në një duel ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të marin maksimumin.

Të kuqtë do të synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës për të siguruar një rezultat pozitiv ndërsa korçarët do të udhëtojnë me objektivin për të marrë pikë të rëndësishme në këtë transfertë që pritet të sjellë rivalitet dhe luftë për çdo top.

Laçi-Vora(13:30)

Laçi do të presë Vorën në një tjetër sfidë të rëndësishme të javës së 10-të.

Kurbinasit do të kërkojnë të bëjnë detyrën përpara tifozëve të tyre ndërsa Vora do të synojë të marrë një rezultat pozitiv në transfertë.

Përballja mes dy skuadrave pritet të jetë e luftuar me pikët që kanë peshë të veçantë në vazhdimësinë e kampionatit.

Vllaznia-Tirana(18:30)

Një nga ndeshjet më të spikatura të kësaj jave do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar do të përballen në një duel që gjithmonë prodhon interes dhe emocione.

Shkodranët do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë ndërsa bardheblutë do të synojnë të largohen me një rezultat pozitiv.

Një sfidë ku historia rivaliteti dhe rëndësia e pikëve pritet të jenë në plan të parë.

Teuta-Elbasani (18:30)

Teuta do të përballet me Elbasanin në ndeshjen tjetër të orës 18:30.

Durrsakët do të synojnë të marin një fitore përpara tifozëve të tyre ndërsa verdheblutë do të kërkojnë të konfirmojnë pretendimet e tyre në kampionat.

Një përballje që pritet të jetë e hapur me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të bëjnë diferencën dhe të marin pikë të vlefshme për renditjen.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe