Pas duelit të pasditës së djeshme Flamurtari-Besëlidhja, i cili u mbyll me fitoren e vendasve 1 me 0, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë vijon sot me katër përballje interesante ku skuadrat do të kërkojnë të marrin pikë të rëndësishme për objektivat e tyre.
Kalendari rezervon duele mes ekipeve që synojnë të ngjiten në renditje por edhe përballje ku çdo pikë mund të jetë vendimtare në vazhdimësinë e sezonit.
Të katër ndeshjet do të zhvillohen në orën 13:30 duke sjellë një pasdite të mbushur me futboll dhe rivalitet.
Besa-Korabi(13:30)
Besa do të përballet me Korabin në një sfidë që pritet të jetë e luftuar.
Kavajasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv ndërsa dibranët do të synojnë të bëjnë një paraqitje të mirë në transfertë.
Një duel ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme për të vijuar garën në kampionat.
Burreli-Kukësi(13:30)
Burreli do të pres Kukësin në një përballje që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione.
Matjanët do të synojnë të marrin maksimumin përpara tifozëve të tyre ndërsa verilindorët do të kërkojnë të konfirmojnë ecurinë e tyre dhe të largohen me pikë nga kjo transfertë.
Një sfidë ku përqendrimi dhe efikasiteti përpara portës mund të bëjnë diferencën.
Kastrioti-Iliria(13:30)
Kastrioti dhe Iliria do të masin forcat në një tjetër përballje të rëndësishme të Kategorisë së Parë.
Krutanët do të kërkojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës, ndërsa Iliria do të synojë të marrë një rezultat pozitiv në transfertë.
Të dyja skuadrat do të kërkojnë të bëjnë diferencën në një duel ku pikët janë të rëndësishme për renditjen.
Sopoti-Oriku (13:30)
Sopoti do të përballet me Orikun në një sfidë ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të dalin me pikë.
Librazhdasit do të synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë,ndërsa Oriku do të kërkojë të bëjë një paraqitje pozitive në transfertë.
Një përballje që pritet të jetë e luftuar,me të dyja ekipet që do të kërkojnë të marrin një rezultat sa më të mirë.
Fatos LAMAJ


