Starton sot, K. K i Kategorisë së Tretë-Java e parë: Tirana B-Adriatiku 2012, KF Shkodra-Miloti, KF Përmeti-Gramozi, Osumi-Tepelena dhe Turnina-Lefter Millo

Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Tretë, starton sot me javën e parë, ku kalendari në grupin A ka vënë përballë përballë këto ekipe:  Tirana B-Adriatiku 2012, KF Shkodra-Miloti, KF Përmeti-Gramozi, Osumi-Tepelena dhe Turnina-Lefter Millo.

Me interes pritet dueli verior, KF Shkodra-Miloti, me vendasit e drejtuar nga trajneri Denis Zmijani, të cilët duke pasur në formacion djem të ri të talentuar vijnë pas një përformance pozitive gjatë sezonit të kaluar.

Ndërkohë, me interes pritet debutimi për herë të parë në këtë kategori por edhe në futbollin shqiptar, ekipi i Milotit, ku nga sa është parë në prononcimet mediatike, ambicjet janë për të ecur më lart.

Ndeshja KF Shkodra-Miloti do të luhet në Kompleksin Sportiv “KF Shkodra” prej orës 15:00 dhe pritet të ndiqet nga një tifozi e konsiderueshme e të dyja skuadrave përkatëse.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe