UEFA Development/ Shqipëria U15 e vajzave humbet me Irlandën e Veriut 0-8

Shqipëria U15 e vajzave luajti ndeshjen e fundit në turneun “UEFA Development Women’s U15 Tournament”, teksa u përball mesditën e së dielës, në “Shtëpinë e Futbollit”, me përfaqësuesen U15 të vajzave të Irlandës së Veriut. Skuadra kuqezi u mund me rezultatin 0-8.

Trajnerja Rabite Tota e nisi sfidën me këtë formacion: Isolda Velillari, Enxhi Xhyra, Era Bane, Kamela Kuzari, Glorja Kupe, Rukena Demushi, Perla Kallanxhi, Estela Gjoni, Natali Ziu, Amelia Simaku dhe Anna Patrizia Ziso.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me Irlandën e Veriut që shënoi me Hobson në të vetmin rast të rrezikshëm që krijoi. Vajzat kuqezi, ndonëse patën disa mundësi shënimi, e patën të vështirë të gjenin rrugën drejt rrjetës.

Në pjesën e dytë, Hobson shënoi edhe golin e dytë, duke i dhënë më shumë qetësi skuadrës së Irlandës së Veriut, e cila më pas thelloi rezultatin me nga dy gola të Rankin dhe McCabe, një gol të Smyth, si dhe falë një autogoli të Shoshës. Shqipëria U15 e vajzave e mbylli turneun pa pikë, ndërsa Irlanda e Veriut u rendit në vendin e dytë me 4 pikë po aq sa dhe Letonia.  

Në ndeshjen tjetër të grupit, Rumania mposhti Letoninë me rezultatin 4-0, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke e mbyllur turneun në vendin e parë, me 9 pikë të plota pas tri ndeshjesh.

Organizimi i “UEFA Development Women’s U15 Tournament” iu besua Federatës Shqiptare të Futbollit, në vlerësim të eksperiencës së krijuar ndër vite. FSHF-ja është kthyer tashmë në një qendër pritëse për shumë turne të ndryshëm futbollistikë, në të gjitha grupmoshat, si për djem, ashtu edhe për vajza.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe