Kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj është shpallur për dy sezone me radhë golashënuesi më i mirë i kampionatit. Por, këtë radhë, goli i Bekimit është në familjen Balaj, ku ardhja në jetë e djalit Amiris ka sjellë gëzim të veçantë në familjen Balaj, dhe veçmas për gjyshi Abdylin.

Me gëzimin e familjes Balaj është bashkuar edhe KF Vllaznia, ku një përfqësi e saj me në krye presidentin Alban Xhaferi, drejtorin sportive Alban Hasani, trajnerin hungazrez, Scaba Laszlo, si dhe një pjesë e formacionit kuqeblu ishin për vizitë në familjen Balaj për të ndarë gëzimin e ardhjes në jetë të djalit të tij dhe për t’i uruar vogëlushit shëndet, fat e lumturi.

“Mirë se erdhe në familjen kuq e blu, Amiris! . Sot ekipi vizitoi kapitenin Bekim Balaj në shtëpinë e tij, për të ndarë gëzimin e ardhjes në jetë të djalit të tij dhe për t’i uruar vogëlushit shëndet, fat e lumturi! Sepse Vllaznia është më shumë se një ekip — është familje! ”, shkruhet në mesazhin e urimit të klubit kuqeblu përcjellë për kapitenin Bekim Balaj.
Gaspër MARKU


