Kategoria e Parë-Kukësi mund Kastriotin dhe është në krye me 15 pikë. Besëlidhja shpartallon Sopotin 5-2 dhe ngjitet 4 pikë larg kreut. Barazim në Ballsh, mes Bylisit dhe Besës

Kategoria e Parë, luajti sot 5 ndeshje të javës së 8-të të kampionatit, ndërsa takimi i fundit, ai në mes Ilirisë dhe Flamurtari luhet nesër.

Skuadra kuksiane e drejtuar nga Bledi Kadiu vazhdon fitoret, ku e treta radhazi ishte ndaj Kastriotit.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Kukës Arena” me rezultatin 1-0 në favor të kuksianëve, falë golit të shënuar nga Paulinjos. Tre pikë këto shumë të vlefshme, duke e ngjitur Kukësin në vendin e parë me 15 pikë.

Një rezultat fantastik regjistroi  edhe Besëlidhja me teknikun Mirel Josa, ku në ndeshjen e parë debutuese në shtëpi fiton thëllisht 5 me 2 ndaj Sopotit. Fitore kjo me katërgolëshin e Alidema që e pozicionon Besëlidhjen vetëm katër pikë nga kreu duke dhënë një sinjal pozitiv për ngritjen e lezhjnëve aty ku ato pretendojë, në skuadrat e kreut që luftojnë për një vend në Supëriore.

Në Ballsh regjistrohet rezultat i barabartë në sfidën Bylis-Besa, ku frenimi i kavajasve shkon në dobi të Kukësit duke i marrë fronin Beses.

Frenohet edhe Pogradeci duke humbvur dy pikë të vlefshme në shtëpi përballë Orikut, ndërsa Korabi mund Burrelin 1-0 me debutimin në stolin e matjanëve të trajnerit Klevis Dalipi.

Rezultatet e Javës së 8-të të Kategorisë së Parë

Sot

Kukësi–Kastrioti 1-0

Korabi–Burreli 1-0

Bylis–Besa 0-0

Besëlidhja–Sopoti 5-2

Pogradeci–Oriku 0-0

Nesër

Iliria–Flamurtari, 29.10.2026, 13:30

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe